Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë konsultimet me partitë politike

23 qershor 2026 | 11:29

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë konsultimet me subjektet politike menjëherë pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Duke folur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve të reja, Kurti tha se aktualisht prioritet është përmbyllja e procedurave zgjedhore.

“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, deklaroi Kurti.

Ai nuk ka dhënë detaje për subjektet me të cilat do të zhvillohen bisedimet, ndërsa procesi i konsultimeve pritet të nisë pas certifikimit zyrtar të rezultateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ka reaguar me sportivitet…