Kurti: Pavarësia e Shqipërisë identifikohet me Ismail Qemalin

24 janar 2019 | 12:58

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemal Vlorës, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë homazhe para shtatores së tij të vendosur në Prishtinë.

Pas homazheve kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas homazheve, ka folur për rëndësinë e figurës së Ismail Qemalit.

“Dje është shënuar 120-vjetori i Besëlidhjes Shqiptare, i Lidhjes së Pejës, i Haxhi Zekës, si dhe përvjetori i vrasjes së tribunit dhe heroit tjetër kombëtar, Isa Boletini. Ndërsa sot, këtu para shtatores së Ismail Qemal Vlorës, erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftëra të përgjakshme, shumë vuajtje dhe humbje, gjithandej vilajeteve shqiptare të asaj kohe, të cilat synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale”, ka thënë Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kodi Civil i Kosovës është finalizuar dhe së shpejti do…