Kurti: Raporti i Qeverisë për dialogun me Serbinë mbahet i bllokuar

09 dhjetor 2018 | 15:37

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se raporti qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke u mbajtur i bllokuar.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk është duke dëshiruar ta trajtojë këtë raport në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, më 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi. Por, ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sjellët në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim. Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqesh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri”, ka shkuar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot, me 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 9. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mesditë një person nga Deçani, duke punuar…