Kurti takon ambasadorin e Austrisë

06 shkurt 2020 | 14:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takim, u shprehën urime e suksese të përzemërta nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger, dhe ndër të tjera kryeministri Kurtit iu ofrua bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe ndihmë të pakursyer në edukim, sidomos në punësimin e grave, zhvillimin ekonomik me theks të veçantë investimet e huaja dhe integrimin evropian.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin austriak Weidinger për mbështetjen dhe afërsinë që e ka treguar ai personalisht, por edhe i gjithë shteti i tij në përgjithësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Arben Vitia,…