Kuvendi do të mbajë seancë të veçantë për masakrën në Burgun e Dubravës

23 janar 2019 | 19:11

Kuvendi i Kosovës pritet të debatojë rreth masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur nga datat 19 deri më 24 maj të vitit 1999, ku për pasojë kanë vdekur mbi 130 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur me 300 tjerë. 

Gjatë bombardimeve të forcave të NATO-s, politika serbe ka tubuar shumicën e të burgosurve që ishin nëper burgjet e Serbisë, dhe i kanë sjellë në Dubravë të Istogut. Aty ishin mbi 1000 të burgosur shqiptar. 

Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, në mbledhjen e parë për këtë vit ka rekomanduar që një debat i tillë të zhvillohet në seancë plenare.

Po ashtu është propozuar që pavijoni C, i cili ka qenë caku i sulmit, ku është kryer kjo masakër të kthehet në muze. 

Siq dihet në muajn maj të këtij viti është 20-vjetori i masakrës më të madhe që ka ndodhur ndaj të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Fetahaj të premten do të takohet me drejtuesit e…