Lajçaku: Kemi qenë më ambiciozë, por marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme

21 mars 2023 | 16:22

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Në një intervistë që Lajçaku ka dhënë për “Radion Evropa e Lirë” dhe “Euronews”-in në Serbi,  të parën prej se Kurti dhe Vuçiqi janë pajtuar për të zbatuar marrëveshjen e BE-së, më 18 mars në Ohër, ai ka nënvizuar se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Aty bën pjesë edhe neni 4, i cili thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Lajçaku ka theksuar se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se BE-ja kishte një plan më ambicioz: nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim dhe një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të qarta.

Por, ai ka thënë se udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë mundur të bien dakord për secilën pikë dhe se presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin. Prandaj, propozimi ka ndryshuar.

Lajçaku ka paralajmëruar një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç  ka thënë, punën për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e…