Lajm i keq për Bayernin, lëndohet De Ligt

17 janar 2024 | 10:17

Bayern Munich ka marrë një tjetër lajm të keq sa i përket repartit të mbrojtjes, pasi kanë mbetur pa një futbollist shumë të rëndësishëm.

Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt ka pësuar një lëndim gjatë kampit stërvitor që bavarezët po e zhvillojnë në Portugali gjatë këtyre ditëve.
Ka qenë faqja zyrtare e Bayernit që ka konfirmuar lëndimit e holandezit në gjurin e majtë.

“Matthijs de Ligt ka pësuar një dëmtim kapsulë në gjurin e majtë gjatë kampit stërvitor në Faro të Portugalisë. Diagnoza u konfirmua nga departamenti mjekësor i FC Bayern pas një skanimi MRI atje. Prandaj, mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për momentin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bayern Munchen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin…