Lakersat befasohen nga Orlando

16 janar 2020 | 13:34

Skuadra e Orlandos i ka befasuar Lakersat, duke triumfuar me rezultat 119-118 në Los Angelos, një rezultat surprizë. Mungesa e Davis ndikoi te skuadra kaliforniane, ku u dalluan Cook me 22 pikë e James me 19 pikë e 19 rebound. Për Orlandon shkëlqeu Fultz, që realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebound e 10 asistime, por 21 pikë realizoi edhe Gordon.

Humbja e dytë radhazi për Houstonin, që u mund 117-107 nga Portland, ndeshje e dominuar nga miqtë. Westbrook realizoi një “triple double”, me 31 pikë 11 rebound e 12 asistime, por që mbetën për statistikë. Lillard me 25 pikë e

McCollum me 24 bënë diferencën për Orlandon. Këto humbje favorizojnë Denverin në Perëndim, që fitoi rezultat 100-86 ndaj Charlotte dhe i afrohet kreut. Diferencën e bënë lojtarit e stolit të Denver, që realizuan 50 pikë. Jashtë fushe ton skuadra e Toronto, që mundi 130-121 Oklahoman, në një ndeshje spektakolare, të dominuar nga kanadezët. Të gjithë titullarët e Toronto realizuan mbi 15 pikë, por më i miri ishte Powell me 23 pikë, që e nisi ndeshje nga stoli, raporton “Telesport”.

Miami e mposhti me rezultat 106-100 San Antonio, sfidë ku u dallua Nunn me 33 pikë, ndërsa Philadelphia triumfoi 117-106 ndaj Brooklyn (Harris 34 pikë e 10 rebound). Fiton edhe Dallas, që mundi 127-123 Sacramento, me Donqiq që realizoi 25 pikë, 15 rebound e 17 asistime.

Rezultatet

Boston – Detroit               103-116
Philadelphia – Brooklyn 117-106
Miami – San Antonio      106-100
Chicago – Washington    115-106
Minnesota – Indiana       99-104
Oklahoma – Toronto       121-130
Denver – Charlotte          100-86
Houston – Portland         107-117
Sacramento – Dallas       123-127
Lakers – Orlando             118-119

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët,…