Lakersat mposhtin San Antonio dhe vazhdojnë dominimin në Perëndim

05 shkurt 2020 | 14:41

Ekipi i Lakers vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, duke triumfuar me rezultat 129-102 ndaj San Antonios.

Ndeshje e dominuar nga Lakersat, ku u dallua LeBron James, autor i 36 pikëve, më i miri në parket. Fiton edhe skuadra e Denverit, e cila e mposhti me rezultat 127-99 Portlandin, duke qëndruar në elitën e skuadrave në Perëndim. Për Denverin u dallua Jokiq, që realizoi 29 pikë e 13 rebound.

Në Lindje vazhdon të dominojë skuadra e Milwaukee, që triumfoi me rezultat 120-108 në fushën e New Orleans. Ndeshje më e mirë për vendasit në pjesën e parë, ku u dallua Ingram me 32 pikë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Bucks me Antetokounmpo, që realizoi 34 pikë e 17 rebound, raporton “Telesport”. Fiton edhe Houstoni, me rezultat 125-110 ndaj Charlotte, me Harden protagonist, autor i 40 pikëve dhe 10 asistime.

Rezultatet

New Orleans – Milwaukee          108-120
Houston – Charlotte                    125-110
Denver – Portland                        127-99
Lakers – San Antonio                  129-102

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pranuar sot…