Lakersat mundin kampionët, Bostoni buzëqesh në shtesë

24 shkurt 2023 | 12:10

Skuadra kampione e Golden State është mposhtur me rezultat 124-111 nga Lakersat, dy skuadra që synojnë një vend në “play-off” në Perëndim. ndeshje e dominuar nga Lakersat, ku tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Beasley me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakersave, ndërkohë që 68 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Fiton edhe Philadelphia, që falë 27 pikëve e 19 rebound të Joel Embiid mundi me rezultat 110-105 Memphisin. Denveri ruan kreun në Konferencën e Perëndimit pas fitores 115-109 në fushën e Clevelandin. Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokiq, autor i një “triple double”, me 24 pikë, 18 rebound e 13 asistime. Pas kohës shtesë fiton Boston, që mbron kreun në Lindje.

Ekipi i Celtics e mposhti me shifrat 142-138 Indiana. Tatum realizoi 31 pikë e 12 rebound, Brown 30 pikë e 11 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë për miqtë. Ekipi i Dallasi mposhti me rezultat 142-116 San Antonio, sfidë ku tetë basketbollistë të Mavericks

realizuan mbi 10 pikë. Luka Donqiq realizoi 28 pikë e 10 asistime, ndërsa Irving realizoi 23 pikë. Orlando, falë 21 pikëve të Wagner mposhti me rezultat 108-106 Detroitin, ndërsa Toronto mundi me rezultat 115-110 New Orleand, ndeshje ku u dallua Siakam me 26 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Denver            109-115
Indiana – Boston                138-142
Orlando – Detroit               108-106
Philadelphia – Memphis   110-105
Toronto – New Orleans     115-110

Dallas – San Antonio        142-116
Utah Jazz – Oklahoma     120-119
Lakers – Golden State      124-111
Sacramento – Portland    133-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…