Largimi i deponive ilegale po vazhdon në Mitrovicë

10 gusht 2022 | 16:03

Komuna e Mitrovicës po angazhohet që të ketë një ambient sa ma të pastër në tërë territorin e saj, andaj për këtë, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë po angazhohen në largimin e deponive ilegale në vende të ndryshme, një ndër to ishte edhe deponia ilegale tek Kërshi i Dudës, në fshatin Vaganicë dhe në Shipol ku është bërë largimi i mbeturinave.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i hedhin mbeturinat në vende jo adekuat, në të kundërtën ata persona të cilët bëjnë një veprim të tillë do të gjobiten sipas ligjit.

Ai më tutje ka shtuar se që të kemi një ambient të pastër duhet të angazhohemi të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Kevin Durant ka takuar së fundi pronarët e skuadrës…