
Latifi viziton në spitalin e Gjakovës të lënduarit e shpërthimit në Ratkoc
18 janar
23:15
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar në spitalin e Gjakovës të lënduarit e shpërthimit në Ratkoc si pasojë e një bombole gazi.
Nga ky shpërthim janë lënduar rreth 10 persona.
“Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Vizitova në Spitalin e Gjakovës të lënduarit e shpërthimt në Ratkoc. Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe…
Gepostet von Smajl Latifi am Freitag, 18. Januar 2019