Vetura me targa shqiptare që shkaktoi panik te sigurimi serb ishte e një diplomati rus në Tiranë

18 janar 2019 | 22:59

Një makinë me targa shqiptare ka alarmuar autoritetet serbe gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Beograd.

Gjatë vizitës në kishën Shën Sava të Beogradit, ndodhi diçka që fillimisht mediat në Serbi e raportuan si “incident”, pasi policia dhe organet e tjera të sigurisë u detyruan të ndalojnë dhe ta kontrollojnë një veturë që kishte targa të Shqipërisë.

Sipas mediave serbe, autoritetet e sigurisë ishin alarmuar me të parë targat me regjistrim të Shqipërisë në afërsi të kishës ku po qëndronin Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Putin, raporton “BalkanWeb”.

Për autoritetet e sigurisë vetura me targa të Shqipërisë u është dukur e dyshimtë dhe menjëherë reaguan duke e kontrolluar në detaje.

Pas kontrollit gjithçka u qartësua dhe doli të jetë një alarm i rremë, pasi vetura në fakt i përkiste një diplomati rus që shërben në ambasadën ruse në Shqipëri dhe se makina ishte pronë e ambasadës. Ndërkaq diplomati rus raportohet se kishte shkuar zyrtarisht në Beograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka nisur me fitore etapën e dytë…