LDK-ja kundërshton projektrezolutën e PSD-së

02 dhjetor 2018 | 15:29

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, është deklaruar kundër projektrezolutës së Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila parasheh përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë.

Hoti ka kërkuar që në vend të kësaj projektrezolute, PSD-ja t’i verifikojë mandatet e fituar në emër të Vetëvendosjes.

“Vetëm zgjedhjet e reja sigurojnë legjitimitetin e atyre që e udhëheqin Kosovën dhe e përfaqësojnë në dialog. Kjo vlen edhe për PSD-në para se të bëhet pjesë e çfarëdo ekipi negocues. PSD-ja duhet përmes zgjedhjeve të reja të verifikoje 12 mandatet që ka në Kuvend, ngase janë mandate të fituara nga një parti tjetër. Vlerësoj se verifikimi i legjitimitetit është i domosdoshëm për qëndrueshmërinë e demokracisë në Kosovë dhe të PSD-së gjithashtu”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD), është duke synuar ta përfshijë në dialogun…