PSD-ja e çon në Kuvend rezolutën që e bën atë pjesë të bisedimeve

02 dhjetor 2018 | 15:22

Partia Socialdemokrate (PSD), është duke synuar ta përfshijë në dialogun me Serbinë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo parti ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një projektrezolutë me të cilën synon që opozitës t’ia japë gjysmën e pushtetit në dialogun me Serbinë, kurse gjysmën tjetër pushtetit..

“Delegacioni shtetëror do të bashkë-drejtohet barabarësisht prej (dy) përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës parlamentare dhe nga koalicionit qeveritar. Një përfaqësues nga shoqëria civile do të jetë anëtar i rregullt i delegacionit shtetëror”, është thënë në propozimin e PSD-së dërguar Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetarëve të Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Kjo nismë e PSD-së vjen në kohën kur LDK dhe Vetëvendosje janë duke kërkuar zgjedhje të reja meqë konsiderojnë se pushteti ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr me dialogun dhe çështje tjera të rëndësishme.

Sidoqoftë, partia e Shpend Ahmetit ka shkuar edhe më tej në propozim duke kërkuar formimin e një Komisioni parlamentar për mbikëqyrje të dialogut. /Gazeta Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pensionistëve të Kosovës beson se ka ardhur koha…