Lekaj thotë se presidenti nuk mund ta rrëzojë Qeverinë

30 nëntor 2018 | 08:18

Rrëzimi i Qeverisë aktuale të Kosovës, vazhdon të mbetët një temë shumë e diskutuar në vend.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se përkundër që presidenti dhe kryeministri mund të kenë mendime të ndryshme, kjo nuk nënkupton se do të prishet Qeveria.

Lekaj në “RTV Dukagjin” ka thënë se kompetencat e institucioneve janë të ndara.

“Kjo e jep sharmin e demokracisë sepse Haradinaj dhe Thaçi kanë mendime të ndryshme. Zërat e opozitës janë të kuptueshme sepse ata nga dita e parë kanë thënë se Qeveria nuk i bën as tre muaj, ndërsa ne tanimë e kemi kaluar një vit…Nëse opozita i ka numrat në shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Lekaj

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se nuk beson se Thaçi mund të rrëzojë Qeverinë duke i dhënë një goditje e re Kosovës.

“Çka fiton shteti i Kosovës nëse presidenti rrëzon Qeverinë?…Ai asnjëherë nuk e ka përmend se do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Pal Lekaj ka theksuar se PDK-ja ka qëndrim të çartë se ky koalicion do të vazhdojë të ecë më tutje.

“Përderisa nuk ka ndonjë informacion se po shkohet drejt zgjedhjeve, ne nuk besojmë se po prishet Qeveria. Nuk besojmë se dikush punon prapa shpinës sonë…Zgjedhjet nuk prodhojnë ndonjë ndryshim”, është shprehur Lekaj.

Nënkryetari i AAK-së thotë se është e qartë që askush nuk mund të luaj me AAK-në dhe kryetarin e saj Ramush Haradinajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, ka treguar se…