Liderët e ‘Ballkanit të hapur’ zhvillojnë takim online

08 korrik 2022 | 14:18

Kryeministri i qeverisë maqedonase, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vuçiq dhe kryeministri Edi Rama, kanë rënë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndërsektoriale të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në “Ballkanin e hapur”.

Në fillim të takimit, Kovaçevski ka falënderuar për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama, duke theksuar se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë Kuvendit.

Ndërsa Rama dhe Vuçiqi veçmas përsëritën mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski dhe kanë theksuar se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në takimin e sotëm, liderët e nismës “Ballkani i hapur” kanë theksuar rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Ata kanë konkluduar se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar për vizitë në…