Liga e Kampionëve apo “Këpuca e Artë”, ja përgjigjja e Salahit

16 prill 2018 | 16:28

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah po mahnit Evropën me paraqitjet e tij spektakolare këtë sezon, me 40 gola të shënuar në 45 ndeshje, duke rezultuar transferimi më i mirë i sezonit në kontinent. Megjithatë, golat, rekordet dhe “Këpuca e Artë” nuk i interesojnë fare egjiptianit, i cili ka vetëm një fiksim në mendje: të fitoj Ligën e Kampionëve.

“Jam i lumtur që po shënoj dhe po ndihmoj skuadrën, por do ta falja me gjithë qejf ‘Këpucën e Artë’, nëse do të vlente Ligën e Kampionëve në këmbim. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, Liga e Kampionëve është diçka tepër e madhe për çdo futbollist, nuk më intereson asgjë tjetër”, ka thënë Salah.
Ndërkaq, gara për kreun e listës së shënuesve në Premier Ligë është mjaft interesante, me Salah që ka shënuar 30 gola, ndjekur nga Herry Kane me 25 gola.

“Nuk mund të gënjej, e mendoj garën e shënuesit më të mirë dhe skuadra po më ndihmon, të gjithë pasojnë tek unë dhe më ndihmojnë. Jam i sigurt se edhe Tottenhemi po mundohet ta ndihmojë Kane, por në fund, ne luajmë si skuadër dhe nuk mendojmë shumë kush shënon”, ka deklaruar Salah.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në…