Limaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci, shembull i sakrificës për liri e pavarësi

22 shtator 2019 | 11:46

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 21-vjetorin e rënies ka përkujtuar me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij, Xhevë Lladrovcin.

Limaj ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.

“Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza. Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në një takim me biznesmenë,…