Limaj në konventën politike të Nismës:  Drejtuesit e UÇK-së së shpejti do t’i kthehen atdheut

30 tetor 2022 | 15:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapje konventën politike “Veprat flasin”, ka thënë se drejtuesit e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë së shpejti do të kthehen në Kosovë.

Me këtë rast, ai ka folur për bashkëpartiakun, Jakup Krasniqi, për të cilin ka thënë se është zëri i lirisë së Kosovës.

“Veprat e tij vazhdojnë të na udhëheqin dhe lutemi për shëndetin e tyre duke qenë të bindur se shumë shpejt do t’i kthehen atdheut. Kjo konventë ‘veprat flasin’ ka imponuar këtë moto për t’ju rikthyer qytetarëve. Kosova ka nevojë për burra e gra që fjalët i shndërrojnë në vepra”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, në qeverisjen e sotme janë njerëzit që flasin dhe mashtrojnë. Ai ka thënë se qeveria Kurti e ka futur Kosovën në qorrsokak.

“Kosova sot ballafaqohet me situatë të quditshme. Janë njerëz që flasin e mashtrojnë. Kosovën e kanë futur në një rrugë pa krye. Sot janë në krye të shtetit mohuesit e shtetit të Kosovës. Prandaj sot na u ka dashtë të mblidhemi në këtë konventë politike ‘Veprat flasin’ e ne jemi veprat bashkë. Kosova qeveriset nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, pa vizion. Sot kemi qeveri pa plan e pa program. Qeveria ka humbur komunikim me qytetarët e partnerë të vet. Kjo qeveri e ka futur Kosovën në një qorrsokak. Unë bëjë thirrje për një fron të përbashkët politik. Na duhet të shërojmë këtë helm që e ka ngritur kjo qeveri te qytetarët. Na duhet që ti kthejmë miqtë e partnerët tanë. Na duhet ti normalizojmë mardhëniet me Shqipërinë”, ka thënë Limaj.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, në fjalimin e tij, ka thënë se Kosovës dhe partisë i mungon Jakup Krasniqi, duke theksuar se ai dhe shokët e tij do të kthehen shumë shpejt në Kosovë.

“Jemi mbledhur sot të mbajtur një konvente politike të cilën sërish na duhet ta mbajmë pa zërin e lirisë. Jakup Kransiqi na mungon çdo ditë por ditët si këto na mungon në veçanti ne jemi të bindur se ai dhe shokët e tij të cilët përballen padrejtësisht me lirinë do të kthehen. Ka një kohë të gjatë që nuk jemi tubuar kështu, arsyet kanë qenë te shumta, pandemia por neve nuk na ka dekurajuar ky fakt, ne kemi vazhduar Ky takim i sotëm dëshmon se nisma nuk e ka ndërmend të ndalet por do të vazhdojmë aty ku e kemi lenë. Kemi të bëjmë me dy lloj politikanësh në Kosovë, me ata që kanë realizuar veprat të cilat kanë premtuar me një politikan që e kemi përballë dhe me ata që kanë shkelur të gjitha premtimet që kanë dhënë në Kosovë janë dy lloj politikanësh. Kosova duhet të ketë kujdes nga këta lloj të politikanëve të cilët bëjnë çmos deri të vinë në pushtet, bëjnë premtime astronomike dhe kur vinë në pushtet bëjnë më keq se ata që kanë kritikuar të tjerët”, ka thënë Sherifi, raporton “EO”.

Në anën tjetër, Jehona Rrafshi nga Forumi i Gruas së Nismës, ka thënë se ndryshimi bëhet vetëm me Fatmir Limaj, i cili sipas saj është duke u munguar Kuvendit të Kosovës. Ajo e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues.

“ Albin Kurti ju doli vetëm një mashtrues. Ndryshimi bëhet vetëm me komandant Çelikun. Sa shumë po i mungon Parlamentit zëri i Nismës. Nisma së shpejti do të kthehet në parlament. Kosovës i duhet një lider siç është Fatmir Limaj. Nga këtu e përshëndes edhe Jakup Krasniqin dhe kërkojmë lirim të menjëhershëm”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një barazimi dhe dy humbjeve, Llapi është rikthyer te…