Lineker: Messi vlen sa tre lojtarë në fushë

08 shkurt 2018 | 10:59

Gary Lineker ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve. Lineker njihet si një tifoz i Barcelonës dhe u bë i famshëm për deklaratat kur ironizoi me Zidanen dhe Benzeman.

“E dua Barcelonën. I shikoj ndeshjet e tyre: jam tifoz i Barcelonës, së bashku me katër fëmijët e mi. Barcelona ka qenë më e mirë që kur luanin Ronaldinho, Xavi, [Andres] Iniesta dhe tani edhe me Messin. Argjentinasi është nga një botë tjetër. Ai bën katër, pesë gjëra në një ndeshje, që unë nuk kam arritur t’i bëj në të gjithë karrierën. Ai bën gjëra të jashtëzakonshme, është më i miri në histori” ka thënë Lineker për “Mundo Deportivo”.

“Barcelona luan me 13 lojtarë, pasi e kanë Messin. Shumë thonë se Maradona është më i mirë se Messi pasi e ka fituar Kupën e Botës, por Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve, ndërsa Messi e ka fituar katër herë”, ka deklaruar Linekeri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Italisë, Luigi De Bagio ka morë vendim që…