Lirak Çelaj në Bundestag: Presim përkrahje për liberalizim

24 nëntor 2018 | 12:23

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, së bashku me homologët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, nën organizimin e Institutit Aspen, kanë vizituar Bundestagun gjerman ku janë prit në takim nga deputetët e Grupit parlamentar për Evropën juglindore.

Në takim Çelaj ka theksuar se pret që të njihen “të arriturat dhe përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në procesin integrues, Reformave nga Agjenda Evropiane si dhe MSA-ja, theksova në takim me deputetët gjermanë. Gjithsesi, prioritet yni aktual është liberalizimi i vizave dhe barazimi i shtetasve të Kosovës me vendet e rajonit dhe më gjerë që padrejtësisht janë të privuar nga vlera themelore e BE-së, lëvizja e lirë.

Ja postimi i plotë i Çelajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Së bashku me pjesëmarrësit e Grupit punues të Evropës juglindore të Aspen Institutit, kemi bërë vizitë në Bundestag dhe u takuam me deputetët e Grupit parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut gjerman.

Grupin parlamentar për Evropën juglindore e përbëjnë të gjitha partitë, CDU/CSU, FDP, SPD, AfD, Die Linke dhe Die Grüne, ku deputetët na pritën dhe diskutuan për rrolin e kësaj pjese të Evropës në Bashkimin Evropian. 

Të njihen të arriturat dhe përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në procesin integrues, Reformave nga Agjenda Evropiane si dhe MSA-ja, theksova në takim me deputetët gjermanë. Gjithsesi, prioritet yni aktual është liberalizimi i vizave dhe barazimi i shtetasve të Kosovës me vendet e rajonit dhe më gjerë që padrejtësisht janë të privuar nga vlera themelore e BE-së, lëvizja e lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet botërore të naftës kanë rënë në nivelin më të…