Lista e ekipit të Kosovës për EYOF Banska Bystrica 2022

20 korrik 2022 | 14:56

Ekipi i Kosovës për të rinj do të marrë pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të rinj (EYOF) Banska Bystrica, që prej 24-30 korrik mbahet në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë. Ekipi ynë përbëhet prej 13 sportistëve të shtatë sporteve të ndryshme.

Atletika prin me tre garues, xhudo, noti, tenisi dhe badminton kanë nga dy, ndërsa çiklizmi dhe gjimnastika artistike nga një. Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshës 15-18 vjeç. Banska Bystrica 2022 është dashur të mbahej në verën e vitit të kaluar, por u shty për një vit shkaku i pandemisë Covid-19 dhe shtyrjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”. Krahas ekipit, në EYOF, Kosovën e përfaqëson edhe tenistja dhe gjyqtarja, Blearta Ukëhaxhaj, e cila do të jetë në cilësinë e ambasadores së re olimpike, e përzgjedhur nga programi për Ambasadorët e Rinj Olimpik të Evropës (EYOA).

Për Komitetin Olimpik të Kosovës, EYOF-i i tanishëm veror është i katërti, pas përfaqësimit në “Tbilisi 2015”, “Gyor 2017” dhe “Baku 2019”. Deri më tani, KOK-u ka vetëm një medalje të fituar në EYOF, me atletin Muhamet Ramadani në “Baku 2019”, i cili kishte fituar të artën në hedhjen e gjyles.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…