Liverpooli shkëlqen ndaj Burnleyt

31 gusht 2019 | 20:34

Liverpool është rikthyer në vend të parë me fitoren 3-0 ndaj Burnleyt. “The Reds” nuk e nisën edhe aq mirë sfidën, por me kalimin e minutave të besuarit e Jurgen Klopp kanë dalë në lojën e tyre.

Goli i parë i miqve ka ardhur në minutën e 33’, kur Alexander-Arnold ka qenë me shumë fat kur krosi i tij është devijuar nga Wood dhe më pas ka përfunduar në rrjetë. Mane ka dyshuar vetëm katër minuta më pas duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij. Pas pushimit vizitorët arritën të kontrollonin ndeshjen pa shumë vështirësi dhe në fund të takimit Bobby Firmino shënoi një gol të merituar.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra studentë, absolvent të mjekësisë së përgjithshme, bachelor të shkencave…