Lladrovci liron nga detyra drejtorin për Buxhet e Financa, Labinot Gruda

15 nëntor 2018 | 10:31

Pas kërkesës për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet e Financa, Labinot Gruda, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka liruar atë nga kjo pozitë. 

Kërkesa për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet dhe Financa e Labinot Gruda, ka të bëjë ekskluzivisht për arsye te tij personale.

Kryetari Lladrovci e ka falënderuar ish-drejtorin Gruda për bashkëpunimin e ofruar sa ka qenë ne pozitën e drejtorit dhe i ka uruar suksese në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me kryetarin e…