Llapi, bindës ndaj Dukagjinit

05 qershor 2020 | 17:57

Llapi e ka fituar pa asnjë problem përballjen me skuadrën e Dukagjinit (4-1), në ndeshjen e parë pas kthimit të futbollit nga pandemia.

Klubi vendas kaloi në epërsi në minutën e tretë me golin e shënuar nga Elvis Preniçi. Më ketë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, derisa tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Llapi shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Kastriot Selmanit. Në minutën e 51-të, Dukagjini e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Erblind Mulaj, kurse për më pas shënuan Erlis Ymeri (72’) dhe Valmir Veliu (90+).

Pas kësaj ndeshje Llapi ka grumbulluar 37 pikë, kurse Dukagjini mbetet në kuotën e 10 pikëve.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është ftuar të bëhet…