Lugina e Preshevës kërkon shqyrtimin e taksës doganore për bizneset shqiptare

22 nëntor 2018 | 15:12

Kryetari i Partisë Demokratik Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, është pritur të enjten në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës,  Fatmir Limaj.

Në këtë takim Mustafa e Limaj kanë diskutuar për situatën politike në Luginë të Preshevës dhe për procesin e aktiviteteve rreth bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës.

Sipas Mustafës, është trajtuar edhe taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe reflektimi i saj të bizneset shqiptare në Luginë.

Ai ka përgëzuar Kosovën për këtë vendim i cili sipas Mustafës, do ta vetëdijesojë Serbinë.

Mirëpo ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shqyrtojë këtë masë tatimore për bizneset shqiptare nga Lugina.

“Në të ardhmen shumë të afërt, Qeveria e Republikës së Kosovës, do të shqyrtojë këtë masë tatimore për bizneset shqiptare nga Lugina. Nga ana e z. Limaj ka një disponim të konsiderueshëm që besojmë se ka edhe nga qeveria për të gjetur një zgjidhje për bizneset shqiptare nga Lugina edhe ashtu të diskriminuara nga pushteti serb, duke e lehtësuar përkatësisht shfuqizuar në tërësi masën tatimore doganore. Nga ana tjetër, një vendim i Qeverisë së Kosovës karshi fqiut të saj Serbisë në lidhje me qarkullimin e mallrave është sa i drejt po aq burrëror e trimëror. Përgëzime për vendimin i cili do të vetëdijesojë Serbinë se Kosova është shtet në vete”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon momenti negativ i skuadrës kampione të NBA-s, Golden State,…