Lushtaku: Ftoj publikisht Besnik Berishën që t’i bashkohet PDK-së, ai nuk është për LDK-në

18 korrik 2023 | 15:24

Nënkryetari i Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj intervistës që avokati Besnik Berisha ka dhënë pasi lirimit nga mbajtja.

Lushtaku ka thënë se e ka dëgjuar me vëmendje intervistën e Berishës pas lirimit dhe e ka ftuar që t’i bashkohet PDK-së, meqë sipas Lushtakut me një qasje të tillë ai s’është për LDK.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota duhet të jetë gati për temperatura gjithnjë e më…