Mabetex Prishtina pëson humbjen nga Beshiktashi

01 nëntor 2019 | 07:09

Kampionia e Kosovës në basketboll për femrat, Mabetex Prishtina është mundur nga Beshiktashi me rezultat 58:95 (20:32, 15:21, 10:27, 13:15). Ndeshja u zhvillua në kuadër të grupeve të FIBA EuroCup Women.

Beshiktashi e nisi më mirë ndeshjen, duke hyrë në një seri prej 9:0, megjithatë, vashat prishtinase nuk u dorëzuan dhe u kthyen në lojë, ku shkëlqeu Irma Konjusha me 11 pikë, derisa çereku i parë përfundon 20:32 për mysafiret.

Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në çerekun e dytë, me vendëset që luftuan për çdo top, derisa kjo pjesë përfundon 15:21 në të mirë të Beshiktashit, që shkon në pushim me rezultat 35:53.

Skuadra mysafire ishte më e mirë në periodën e tretë që e fiton 10:27 dhe atë të fundit 13:15 për të fituar ndeshjen 58:95.

Te Prishtina u dalluan Irma Konjusha me 20 pikë dhe Nyilah Dominique Jamison-Myers me 16 pikë dhe 6 kërcime. Kurse te skuadra mysafire më e mira ishte Yvonne Anderson me 22 pikë.

Kjo ishte humbja e tretë për Prishtinën nga tri ndeshje të zhvilluara, kurse fitorja e parë për Beshiktashin pas tri ndeshjeve.

Ndeshjen e ardhshme, Mabetex Prishtina e zhvillon ndaj MBA Moscow më 7 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në seancën e…