MALI I ZI PO SHKATËRRON VLERA TË MËDHA HISTORIKE TË QYTETËRIMIT TONË ILIRO-SHQIPTAR NË ULQIN
Shteti malazez është ende një diktaturë.
Evropa, Perëndimi, por edhe Shqipëria, nuk duhet t’i besojnë më kurrë propagandës së pabesë e mashtruese të Malit të Zi, sepse ky shtet po vazhdon të jetë ende një diktaturë e pandryshueshme dhe nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe qytetërimin e sotëm perëndimor. Pjesëmarrja e këtij shteti për një kohë të gjatë në tre luftëra të përgjakshme dhe në krime çnjerëzore, së bashku me vëllanë e tij, neofashizmin e egër ballkanik serb, e ka bërë shumë të vështirë shkëputjen e tij nga e kaluara e vet e afërt dhe tepër e zezë, për të cilën, me sa duket, ai ka nostalgji të madhe dhe shpreson se mund t’i rikthehet prapë asaj kohe masakrash ndaj shqiptarëve, e cila nuk do të kthehet më kurrë.
Liderët e vjetër mafiozë malazezë, por edhe të rinjtë, duart e të cilëve ende kullojnë gjak kroati, boshnjaku e shqiptari, që udhëheqin këtë shtet, të cilët natën pinë verë e shampanjë me Karaxhiçin, Mlladiçin, Koshtunicën e Tadiçin dhe ditën mbajnë fjalime me të nderuarin zotin Havier Solana apo me kasapin gjaksor Putin, po e çojnë vendin e tyre të vogël, por me sherr të madh, drejt një diktature të re, edhe më të rrezikshme se e para.
Duke u falur te etërit e vet sllavë dhe duke u ngrohur në diellin e tyre të ftohtë polar, plot rrezatime antiperëndimore dhe antidemokratike, që lindin gjithmonë nga dyert e Moskës, ata po kërkojnë ta shndërrojnë Malin e Zi në një Serbi të dytë e të fuqishme në brigjet e Adriatikut dhe, së bashku me të sëmurin e çmendur psikik të Danubit (Beogradin), po trimërohen e kërcënojnë Evropën dhe Amerikën, njësoj siç bëri edhe gjyshja e tyre, Rusia. Pasi e paskan harruar fare përshëndetjen e NATO-s, nëntë vjet më parë, që u dha për Kosovën, me sa duket po kërkojnë edhe ndonjë tjetër më të fortë.
Momentin e tanishëm kritik të përplasjeve të mëdha midis demokracisë perëndimore (Evropë–SHBA) dhe diktaturës kriminale cariste të Rusisë për Kosovën dhe çështje të tjera me interesa globale, ata po e konsiderojnë si një kohë të artë e tepër të favorshme dhe kanë ndërmarrë një sulm të përgjithshëm e frontal ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.
Pushtetarët malazezë, të dehur vazhdimisht nga vodka shoviniste e vjetër sllave, po bëhen çdo ditë e më tepër të rrezikshëm e më të papërgjegjshëm dhe tërë mllefin e inatin e tyre të madh që kanë me Perëndimin po e zbrazin ndaj shqiptarëve të pambrojtur, të cilët po i godasin barbarisht, duke shkatërruar edhe kulturën e tyre kombëtare autoktone, mijëravjeçare dhe me vlera kolosale botërore, që nga kohët e lashta iliro-pellazgjike.
Shteti malazez, sipas planit të tij të vjetër shkombëtarizues e kolonizues (sllavizues), tani është duke vepruar hapur, me forcë dhe pa u ndalur fare, duke zhdukur çdo lloj trashëgimie të të parëve tanë, si dhe gjurmët e vlerat e saj, në të gjitha trojet tona shqiptare në Mal të Zi.
Këtë lloj shkatërrimi, kaq të ashpër e brutal, e kanë bërë vetëm okupatorët barbarë dhe diktaturat më çnjerëzore të Mesjetës që ka njohur historia botërore, në radhët e të cilëve tashmë është rreshtuar edhe Mali i Zi me veprimtarinë dhe sjelljet e tij të ulëta e kriminale.
Ky aktivitet i egër nacionalist e shovinist i Malit të Zi tani është bërë edhe më agresiv, më i neveritshëm dhe më i padurueshëm, sidomos pas shpalljes së pavarësisë dhe ndarjes nga Serbia, me qëllim që të tregojë forcën e vet ndaj shqiptarëve dhe të mbjellë frikë e panik ndër ta, për t’i larguar nga të drejtat e tyre të ligjshme kombëtare, qytetare e njerëzore.
Sipas mendësisë primitivo-raciste të klaneve kriminale malazeze, këta konsiderohen ende si shtetas të dorës së dytë, të dyshimtë, të rrezikshëm, separatistë, terroristë islamikë dhe të padëshirueshëm për Malin e Zi.
Kjo ka bërë që shqiptarët autoktonë, me banim në trojet e veta shekullore, ta konsiderojnë veten si në një shtet të huaj dhe të pasigurt, sepse ata janë të privuar nga çdo e drejtë elementare dhe po u prishen e shkatërrohen jo vetëm pasuritë dhe vlerat kombëtare (iliro-shqiptare), por edhe varret e të parëve të tyre.
Mali i Zi, me një politikë konfliktuale plot fyerje, poshtërim, diskriminim dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, po e çon këtë popull me insistim drejt pakënaqësive të mëdha, të cilat nuk do ta pranojnë kurrë këtë mënyrë jetese dhe robërie, ku duhet të jetojnë me litar në grykë dhe me vargonj e zinxhirë në duar.
Por, në bazë të ligjeve dhe rregullave, ata do të ngrihen dhe do të përdorin të gjitha mjetet demokratike për të kërkuar, fituar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, qoftë edhe me mosbindje civile, duke u përballur me këtë diktaturë të vjetër sllave, të cilën Evropa dhe Perëndimi po e durojnë dhe përkëdhelin së tepërmi.
Ky vend i vogël, mistrec dhe ende diktatorial, mund të shkaktojë kriza, probleme dhe incidente të mëdha për Ilirikun (Ballkanin) dhe Evropën, po t’i lihen frenat të lira. Prandaj, duke parë specifikën e tij të veçantë dhe të kaluarën kriminale që ka si një shtet i mundur në luftërat e ish-Jugosllavisë, së bashku me Serbinë, ndaj tij duhet qëndruar gjithmonë vigjilent dhe t’i kërkohet e detyrohet të respektojë me korrektësi të madhe demokracinë, të drejtat e shqiptarëve në atë shtet dhe ligjet ndërkombëtare.
Vetëm kjo do ta përmbysë përfundimisht diktaturën malazeze me klanet e saj (duke i dërguar ato para drejtësisë) dhe do ta çojë vendin në rrugë të mbarë drejt demokracisë, paqes, zhvillimit dhe integrimit evropian.
Sulm obskurantist malazez në kalanë iliro-shqiptare të Ulqinit
Okupatorët e përbindshëm dhe të paskrupullt malazezë të Cetinës vazhdimisht po i zgjerojnë kufijtë e tyre, duke pushtuar toka e territore të mëdha shqiptare dhe po e largojnë përgjithmonë popullin tonë nga trojet e veta, për ta tkurrur sa më shumë dhe për ta likuiduar fare nga harta gjeografike e Malit të Zi.
Ata, pasi mendojnë se e kanë pushtuar dhe sllavizuar plotësisht qytetin shqiptar të Podgoricës (gjë që nuk kanë për ta arritur kurrë), duke e bërë edhe kryeqendër të tyre, të cilës i vunë edhe emrin e urryer të antishqiptarit më të madh, Tito, që përzuri rreth gjysmë milioni kosovarë në Turqi si myslimanë, tani sulmin e kanë drejtuar në Ulqin për të hedhur bazat e sllavizimit të tij të shpejtë e të menjëhershëm.
Aktualisht, ky qytet i madh me popullsi të pastër shqiptare është vënë nën trysni e presion të fortë dhe çdo veprim bëhet nën kontrollin e rreptë dhe dirigjimin e pushtetarëve sllavë malazezë.
Pushteti lokal, që u takon dhe është në duart e shqiptarëve, ekziston vetëm formalisht (i atrofizuar dhe në gjendje të vdekur), sepse ai nuk vepron si i tillë, pasi me vendime, urdhra dhe ligje diskriminuese, antishqiptare dhe antidemokratike, atij i janë lidhur duart dhe nuk guxon të flasë as atëherë kur shteti malazez vret shqiptarë apo prish e shkatërron varrezat dhe kulturën e lashtë pellazgo-ilire të tyre.
Shteti malazez, me një urrejtje të ashpër kombëtare ndaj shqiptarëve, pasi zhduku varrezat e vjetra iliro-shqiptare në vendin e quajtur Drač i Podgoricës dhe shkatërroi ato në lokalitetin Pobrezhje (afër Pazarit të Gjelbër) në vitin 1997, ku ishte edhe varri i heroit tonë kombëtar Isa Boletini, që për fat të mirë shpëtoi falë vigjilencës së shqiptarëve patriotë, ditët e fundit ka ndërmarrë një sulm tjetër barbar në kalanë mijëravjeçare të Ulqinit.
Kriminelët cernogoras, pa pyetur askënd dhe pa marrë leje nga askush, kanë sjellë eskavatorët dhe po shkatërrojnë, duke hedhur në det, gurët, muret, varret dhe monumentet e vjetra të kulturës së kombit tonë, të trashëguara qysh nga kohët e lashta, të cilat janë nën mbrojtjen e ligjeve të veçanta ndërkombëtare si pasuri botërore.
Një agresion i tillë vandalist është fyerja më e rëndë që po i bëhet popullit patriot të Ulqinit, shqiptarëve në atë shtet dhe mbarë Kombit Shqiptar nga bisha gjakatare malazeze, e cila po kërkon ta shkulë që nga rrënjët shqiptarizmën, kulturën dhe çdo gjurmë të saj të vjetër që i përket lashtësisë.
Populli trim dhe heroik ulqinak, që është zot në vendin e vet dhe që nuk e ka njohur kurrë frikën e shkijeve, duhet ta dënojë me forcë dhe ta ndalojë menjëherë këtë veprim armiqësor e antishqiptar, si dhe në të njëjtën kohë të kërkojë që autorët e këtij krimi makabër (qofshin këta edhe shqipfolës) të shkojnë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për këtë barbarizëm, duke sensibilizuar edhe botën perëndimore dhe institucionet ndërkombëtare që ta ndëshkojnë këtë akt flagrant, të çmendur dhe të papërgjegjshëm të çubrilloviçianëve shovinistë e kolonizues cernogoras.
Disa liderë shqipfolës, të cilëve u ka hyrë lepuri në bark dhe tuta në palcë prej shkijeve, le ta mposhtin frikën dhe t’i rrezikojnë interesat e veta për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe të drejtat e shenjta të popullit tonë, sepse nga pas kanë mbështetjen e 7.5 milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, Evropë e Amerikë, si dhe të qytetërimit perëndimor.
Ata nuk duhet të bëhen frikacakë, bashkautorë e ortakë të shkijeve me pasivitetin dhe mosveprimin e tyre, sikur të ishin të vdekur, por duhet të qëndrojnë në ballë të popullit që i ka zgjedhur dhe të çështjes shqiptare, ashtu si liderët tanë patriotë Nazif Cungu, Mehmet Bardhi e Vasil Sinishtaj, si dhe atdhetarët e zjarrtë të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Gjeto Sinishtaj (ish-drejtues i Radios së famshme “Zëri i Malësisë” në Nju Jork), Gjok Martini (ish-botues i gazetës kombëtare “Albanian Herald” në Detroit) e shumë të tjerë, që dinë t’u japin përgjigjen dhe t’u tregojnë vendin e merituar shovinistëve malazezë në çdo kohë, kur e kërkojnë interesat tona kombëtare.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, zoti Hajdinaga, duhet të japë alarmin për këtë tragjedi të dhimbshme, të largojë eskavatorët dhe të përzërë prej andej kriminelët malazezë që po na prishin Ulqinin e lavdishëm, varrezat e të parëve tanë, kulturën dhe historinë tonë kombëtare, si dhe të bëjë gati, pa asnjë hezitim, denoncimin në Gjykatën e Podgoricës dhe në atë ndërkombëtare të Hagës për ndjekjen penale të këtyre fundamentalistëve ortodoksë sllavo-malazezë, që po shkatërrojnë Ballkanin dhe po i vënë flakën tërë Evropës, pasi varrprishësit cernogoras njohin mirë dhe kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe atë të ligjit.
Tani ai duhet ta tregojë veten se është lider i shqiptarëve dhe zot i vendit të tij në Ulqin dhe të mos lejojë asnjë pëllëmbë toke të trojeve shqiptare të dhunohet nga sllavët e çmendur të Cetinës, sepse askush nuk do të guxojë ta prekë apo ta ndalojë atë nga kjo detyrë e shenjtë dhe nga e drejta për të mbrojtur vendin dhe popullin e vet.
Ne kurrë nuk do t’u bëjmë asnjë lëshim dhe nuk do të tolerojmë këdo që do të fyejë kulturën e Popullit Shqiptar dhe varret e gjyshërve tanë, sepse ato janë të paprekshme dhe ne do t’i mbrojmë me vetmohim e sakrifica të mëdha, ndërsa mbi shkijet barbarë, vrasës e vandalë, gjithmonë do të bjerë me forcë mallkimi ynë dhe i Zotit, tek i cili ne besojmë të gjithë.
Ta mbrojmë me fanatizëm kulturën tonë të lashtë iliro-shqiptare
Shqiptarët duhet të ndihen krenarë që janë pasardhësit e popullit pellazgo-ilir, më të vjetër në Ballkan dhe me një kulturë të madhe që nga kohët e lashtësisë, kur në këto troje nuk ekzistonte fare emri grek e romak, ndërsa sllavët erdhën shumë më vonë.
Historia e sotme botërore dhe zbulimet arkeologjike e konfirmojnë dhe e vërtetojnë këtë tezë, tashmë të konsideruar të saktë, nëpërmjet mijëra dokumenteve, provave dhe fakteve të pakundërshtueshme, të cilat presin që sa më shpejt të grumbullohen, sistemohen dhe botohen në shtyp. Këto do të shndërrohen në një pasuri botërore me vlera të pallogaritshme.
Pjesë e kësaj trashëgimie të madhe është edhe Ulqini i famshëm i Ilirisë, me pasuritë e pafundme të asaj kohe të lashtë, që gjenden nën tokë e mbi të, të cilat na bëjnë zë e na thërrasin, duke na treguar qartë se kush jemi ne, nga vijmë dhe cilit komb të ndritur i përkasim.
E gjithë kjo trashëgimi e jona, që tashmë i përket mbarë botës, është vënë në shënjestër nga disa qarqe kriminale malazeze për t’u shkatërruar. Prandaj ne duhet ta marrim atë në mbrojtje të vazhdueshme dhe ta parandalojmë me sukses realizimin e këtij qëllimi të mbrapshtë antishqiptar.
Është detyra jonë dhe obligim kombëtar për të gjithë ne që të ruajmë dhe sigurojmë çdo gjurmë, gur, mur dhe monument të kësaj kulture të lashtë dhe t’ua lëmë atë brezave tanë të ardhshëm.
Nga: Themi J. TusheNew York, 31 dhjetor 2007



