Maliqi: Kush ka sy e vesh, Biden po fiton

04 nëntor 2020 | 14:56

Analisti politik Agon Maliqi ka bërë me dije se ish-zëvendëspresidenti amerikan  Joe Biden po i fiton zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe Wisconsin dhe Michigan janë kthyer me kohë drejt Bidenit.

Ai ka vlerësuar se këto dy shtete mjaftojnë për fitore, duke shtuar se Pennsylvania dhe Georgia vështirë se mund të përmbysen.

“Kush ka sy e vesh, merr vesh dhe kupton, se Biden po fiton. E gjithë kjo dramë është rezultat i faktit se në katër shtete kyçe votat e fundit që u futën në numërim janë ato me postë në qendrat e mëdha urbane të cilat tashmë dihet janë rreth 70-80% demokrate. Prandaj edhe Wisconsin dhe Michigan u kthyen me kohë drejt Biden nga ajo që mbrëmë dukej si humbje. Këto të dyja tashmë mjaftojnë për fitore (270). Pennsylvania dhe Georgia vështirë të përmbysen por bujrëm”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Kosova do të përballen në mes vete në…