Maliqi: Qeveria s’ka peshë dhe kapacitet për t’u përballur me sfidat e momentit

20 nëntor 2018 | 12:08

Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, ka vlerësuar se qeveria aktuale nuk e ka as peshën dhe as kapacitetin për t’u përballur me sfidat e momentit.

Sipas tij, urgjentisht duhet të krijohet një qeveri me bazë më të gjerë që nuk varet nga Lista Serbe ose një qeveri teknike e cila ka për detyrë arritjen e konsensusit për dialogun dhe përfundimin e reformës zgjedhore.

“Kjo qeveri nuk e ka as peshën dhe as kapacitetin për t’u përballur me sfidat e momentit. Duhet urgjentisht të krijohet një qeveri me bazë më të gjerë që nuk varet nga Lista Serbe ose një qeveri teknike me mbështetje më të gjerë politike që i ka dy detyra kryesore: 1) Ndërtimin e konsensusit për dialogun në këtë fazë finale dhe; 2) Kryerjen e reformës zgjedhore. Në vjeshtën tjetër pastaj gjithsesi duhet të shkohet në zgjedhje”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 1993 ishte i rënde për popullin shqiptar. Pikërisht në…