Mane: Jam gati ta mposhti Liverpoolin

05 gusht 12:39

Sulmuesi i Bayern Munchen, Sadio Mane ka thënë se nuk do të ngurrojë nëse do të ketë mundësinë të eliminojë Liverpoolin nga Liga e Kampionëve këtë sezon. Mane ishte pjesë e skuadrës “Reds” që eliminoi gjigantët gjermanë në raundin e 16-të në vitin 2019, me sulmuesin senegalez që shënoi dy herë për të eliminuar Bayernin.

Liverpooli vazhdoi deri në fund garën dhe arriti të fitojë të gjithë kompeticionin pasi mposhti Tottenham Hotspur në finale.

Por, pas gjashtë vitesh të frytshme në “Anfield”, besnikëria e Mane tani është ndaj Bayernit dhe ai është gati tani ta mposht Liverpoolin.

“Nëse do të takohemi përsëri, sigurisht se Bayernit do të mund Liverpoolin. Unë nuk mendoj se është e lehtë. Dua të jem më i qartë. Nëse luan për Bayern, unë erdha këtu për të fituar të gjitha ndeshjet e mundshme. Sigurisht, për të fituar të gjithë trofetë. Sigurisht që para fillimit të sezonit objektivi ynë është të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm. Jam këtu për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për të arritur ëndrrat tona”, ka shtuar Mane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Dovizioso do të tërhiqet nga Moto GP, pas garës…