MAPL: Kryetarët e komunave serbe nuk kanë ofruar dorëheqje

27 nëntor 2018 | 10:36

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka demantuar lajmin lidhur me dorëheqjen e kryetarëve të katër komunave në veri të Mitrovicës.

Po ashtu, “lajmi.net”,  ka kontaktuar me zyrën e ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, të cilët kanë thënë, se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore.

“Jo nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë”, ka thënë Zorica Marinkoviq, shefe e Protokollit në Kabinetin e ministrit.

E pyetur nëse paraprakisht kjo ministri është njoftuar për dorëheqjet ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim të tillë.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq mëngjesin e sotëm tha se se kryetarët e katër komunave serbe, do të japin dorëheqje dhe po ashtu edhe organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e masës doganore ndaj mallrave serbe. “Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrrave të importuara nga Serbia”, deklaroi Gjuriq.

Theksojmë se serbët në Mitrovicën veriore sot në orën 12:00 do të mbajnë një protestë për të kundërshtuar vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet me ujësjëllës të disa bizneseve të Sllatinës, ishte tema…