Marquezi thumbon Rossin: Tifozët e tij janë të paedukatë

05 qershor 2018 | 13:17

Gara e zhvilluar në pistën e Mugellos nuk ka qenë aspak pozitive për pilotin spanjoll Marc Marquez, që u rrëzua në xhiron e pestë dhe më pas e mbylli atë në vendin e 16, pa marrë asnjë pikë.

Por piloti spanjoll i Hondas ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e tifozëve italianë dhe atyre të Rossit në veçanti. “Është diçka e trishtueshme, por e prisja të më vërshëllenin. Ata festonin më shumë rrëzimin tim se fitoren e pilotit të tyre. Kjo nuk është normale, por ky është motoçiklizmi”, ka thënë Marquezi.

“Të premten ishte një pilot i shtrirë në pistë dhe nuk dihej nëse ishte gjallë apo i vdekur, ndërsa fansat e Rossit më vërshëllenin sa herë që ekranet më tregonin mua. Kjo është mungesë edukate, por ata nuk e kuptojnë se ne rrezikojmë jetën. Jam ende i pari në renditje, jam i shkëputur dhe kjo ka rëndësi. Nuk e kuptoj se përse u rrëzova, por ishte e vështirë ta mbaja motorin, pasi ishte një kthesë në dishezë”, ka deklaruar Marquezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar propozim…