Mavraj: Tensionimi i situatës në veri e forcon pozicionin e Serbisë para ndërkombëtarëve

09 nëntor 2022 | 00:12

Publicisti Muhamet Mavraj ka folur rreth tensionimit të situatës në veriun e Kosovës dhe tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.

Mavraj në ‘Edicionin Special’ në ‘Klan Kosova’ tha se me krijimin e këtyre rrethanave Serbia do të jetë në një pozicion më të favorshëm para bashkësisë ndërkombëtare.

Ai theksoi se Serbia do të jetë më pak e gatshme të bëjë lëshime për Kosovën.

“Me qëllim apo pa qëllim kjo situatë është e re, i ndërron pozicionet sigurisht që i ndërron edhe fuqitë politike të palëve të përfshira në këtë tension shumë serioz. Ajo që ka përfituar deri këtu më së shumti është Serbia, dhe sigurisht se do të jetë në një pozicion shumë më të favorshëm para bashkësisë ndërkombëtare dhe do të fuqizohet edhe më tej roli i saj në tryezën e bisedimeve. Pra, do të jetë gjithmonë e më pak e gatshme të bëj çfarëdo lëshimi për Kosovën”, tha Mavraj.

Ai ka shtuar se me tërheqjen e serbëve është rrënuar gjithçka që është ndërtuar që nga koha e UNMIK-ut.

“Në këtë lloj tërheqje është rrënuar gjithçka që është ndërtuar që nga koha e UNMIK-ut e deri më sot për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, ashtu që ata të ndihen si pjesëtarë të barabartë të këtij shteti dhe në thelb ta njohin shtetin e Kosovës”, tha ai.

“Situata është më e komplikuara që nga paslufta në rrafshin politik dhe në rrafshin e raporteve ndërtetnike këtu në Kosovë. Deri këtu kemi ardhur për shkak të një liste të tërë të arsyeve”, ka theksuar Mavraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët është ajo…