Mbahet gara “Eureka 5”

25 mars 2018 | 16:23

Mbi 250 nxënës të klasave të 9-ta nga 26 qytete të Kosovës kanë matur inteligjencën e tyre në garën “Eureka 5” e organizuar në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë.

Gara e inteligjencës “Eureka” ka mbajtur etapën finale e cila do të nxjerrë si më inteligjentë 40 nxënës dhe do t’i shpërblejë ata.

Ceremonia e çmimeve të kësaj gare do të zhvillohet të hënën (më 26.03.2018), në orën 11:00 në Hotel Emerald, ku do të jenë të pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, përfaqësues të pushtetit qendror e lokal, përfaqësues të trupit diplomatik i akredituar në Kosovë, kryetarë komunash, drejtorë të drejtorive Arsimore nga i gjithë vendi, drejtorët e 250 nxënësve finalistë nga gjithë Kosova, prindërit e nxënësve etj.

Drejtori i Gjimnazit “Hasan Nahi”, Bashkim Çmega, ka thënë se prioritet i të gjitha institucioneve shtetërore apo të shoqërisë civile duhet të jetë arsimimi dhe edukimi i brezit të ri.

“Ka shumë nxënës të talentuar nga mbarë Kosova, por duhen zbuluar, motivuar e përkrahur në shkollimin e mëtutjeshëm të tyre, për të pasur një të ardhme më të mirë e më të sigurt. Në filozofinë e punës sonë arsimi është ardhmëria e një vendi dhe çdo punë e përpjekje në këtë rrugë është e shenjtë”, ka thënë Çmega.

Gara është organizuar nga Gjimnazi “Hasan Nahi” i cili funksionon në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera me mbështetjen e miratimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me DKA-të dhe shkollat fillore.

Çmega ka theksuar se i tërë ky potencial kërkon një punë të veçantë dhe inkurajim për hapat e mëtejshëm arsimorë.

Ai ka bërë me dije se 250 finalistëve u është ofruar mundësia të punojnë në laboratorët e shkollës dhe të marrin pjesë në mësime interaktive ku kanë pasur rastin të përfitojnë përvojat e reja në shkencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas fushatës për…