Mbi 2 500 qytetarë të Kosovës kanë vdekur në aksidente trafiku që nga paslufta

15 nëntor 2019 | 11:22

Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga paslufta kanë vdekur 2 523 persona nga aksidentet në trafik.

Ky lajm është bërë dije nga zyrtarët e policisë, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, e cila është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, ka thënë se 2 523 persona kanë vdekur që nga pas lufta në trafikun rrugor, ndërsa këtë vit është sipas tij është ulur shkalla e vdekshmërisë krahasuar me vitin e kaluar.

Rexhepi ka thënë se shkaktar të aksidenteve me fatalitet është mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar tryezën me…