MBROJTËSIT E TË DËNUARVE (AVOKATËT)

02 nëntor 2018 | 11:23

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /11/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

 U pyetën të pandehurit se a kishin me emërua prej veti përfaqësues mbrojtës të cilët thanë se  nuk kanë. Dhe kështu gjykata për me iu ardhur në mbrojtje të pandehurve  ne gjyqin që ka me u zhvillues kundra tyre i emëroi përfaqësuesit:

Të pandehurit Halim Spahija, Kajtaz Ramadani, Ahmet Dërguti, Kadri Minushi, Vahid Mustafa, Sheh Myhedini, Rexhep Avdullahi, Kadri Ramadani e Ruzhdi Kabashit prej Jahja Osmanit, kryetar i Gjyqit Popullor të rrethit të Gjakovës.

Të pandehurit Tahir Deda, Fehim Ibrahimi, Abdullah Rexhepi, Hasan Rrustemi,Basri Sallku e Maliq Balija prej Zeqi Arnit, gjyqëtar i rrethit Ferizait.

Të pandehurit Rifat Krasniqi, Abdullah Hajrullahi, Abdullah Hamza, Sinan Hazëri, Sefedin Ahmeti, Xhemil Fluku, Qamil Jemini, Sadik Peqani, Brahim Abdyli e Muhamet Veseli, prej Xhevdet Pallaskës, jurist i diplomuam.

U morën mbrojtësit dhe u vunë pran tyre.

Mbi këtë kryetari porositi mëkëmbësit mbrojtje të të pandehurve  që mbrojtjet e tyre t’i bëjnë me urti e me gjak të ftohët dhe të mos dalin jashtë ndërgjegjes  dhe ligjesh, gjithashtu dhe të pandehurit që ti venë veshin akteve  që do të këndohen.

Mbas kësaj Prokurori Publik i Krahinës Kosovës dhe Metohisë lexoj pretencën me të cilën akuzohen të pandehurit e sipër  cituam. U thirrën dëshmitarët të cilët nuk ndodheshin  në sallën e gjyqit dhe kështu u urdhërua që dëshmitarët të mbetën jashtë sallës. Kryetari iu shpjegoi shkurtazi të pandehurve  akuzën që ju bëhet dhe urdhëron të bahet një pushim i shkurtër prej dhjetë minutash. Mbas pushimit te sipër gjyqi tu qenë i formuar sipas rregullave fillon gjykimin:

Tahir Deda para prokurorit deklaron:

  1. Thëniet e të pandehurit Tahir Deda- Kur u pyet i pandehuri Tahir mbi akuzat që i bahen deklaroi e tha se: Unë veç emrit Tahir Deda kam edhe një emër tjetër të fshehtë “Unë”, këtë e kam vu gabim dhe për mos me u diktua. Si u ri pyet tha se  e kam vu këtë emër për me u fshehur politikisht. Unë më parë në kohë të okupacionit kam qenë në marrëveshje me LNÇ, e me të tjera partina nuk kam pas mardhënije.

Për Ismail Goranin thotë: Miku im familjar Ismail Gorani ndodhet në mal dhe qenia e tij në mal asht pse ka qenë kundër regjimit të sotshëm. Me Ismailin nuk kam pas gjë por vetëm jam interesua personalisht për me e ditë nëse asht gjallë ose jo. Kundër pushtetit unë kam fillua para nji muaji se të arrestohem pasi Hasan Rema, me ka prua udhëzime prej Halim Spahisë.

Për Hasan Remën thotë: Me Hasanin njihem qysh  në vitin 1938 ne Kukës. Unë Hasanin e kam dit se ka qenë në lëvizje dhe e kam kujtua si nacionalist dhe atdhetar e nuk e di se ka qenë vegël e huaj. Në kohën  e Gjermanisë si atë e unë na kanë pas burgos, shkakun e arrestimit nuk e di. S’kam pas dijeni qe aty te këta ka pas ndonjë lidhje në politik, porse jemi liruar qe te dy me njëherë, e kur jam arrestua për herën e dytë unë vetëm, ai më ka thënë se unë  te kam nxjerr  prej burgut. Me Hasanin kemi miqësi si Gjakovës, e mua vetëm kur jam martua me ka dhënë 20 napolona, të cilat për shkak të rrogës së vogël nuk ja kam paguar ende.

Gjyqëtari Rexhep Mborja thotë: Me gjyqëtarin Mborja jam njoftuar kur unë isha në Këshillin e Rrethit të Prizrenit, dhe në një kohë kurse Halim Spahija kishte shkuar në Prishtinë. Gjyqëtar Mborja  ka ardhur me e pa Halim Spahin, a janë njoftua me Halimin ma parë nuk e di. Mborja me ka thënë se ishte gjyqëtar per damet e luftës, si jam interesuar Halimi me ka kallxue se kanë biseduar dhe kanë vendosur me u pam në Kukës me te por ky në fillim skishte mundur me shkue, keta kishin bisedua per ngjarjet e Kosovës.

Gjyqëtari Mborja  me ka takue ate ditë qe erdhi në zyrë në Shadervan dhe me ka pyet a ka ardh Halimi dhe unë i kam thanë me duket se jo. Si kurse me ka thanë Halimi se ky deshka me i mbledh se çka janë ba në Kosovë perme ja parashtrue Enver Hoxhës, keto padrejtësina që janë duke u ba.

Hasan Rema kur ka ardhur një herë mbasi ka shkue Halimi, mbasi  unë Halimit i kisha thënë te ma gjente nji nenpunës ne Shqipni, me ka thene se ne Shqipni do te ndryshoi gjendja me partit dhe ti te qendrosh ketu, dhe atëherë neve duhet me kerkue per mu lidh Kosova me Shqipni. Si e kam pyet prap me ka thanë se pasi te ndrrohet gjendja e atjeshme pse Shqipnija nuk eshte njoftun do ta bahet nji demokraci ma e gjanë. Muharrem Bajraktarin unë nuk e njof e skam pas lidhje me te por kemi bame udhëzime mbi fjalet e Halimit e me ato te Hasanit. Udhëzimet per kete gja i kam dhanë dhe komiteteve të tjera  kjo kështu ka bam program per neve. Ne Ferizaj e ne Rahovec kanë qenë formue ma pare komitetet. Unë kam que Hoxhë Maliqin, ne Rahovec per me mledh shenimet mbi padrejtësinat dhe të vramuzit.

Këtu në Prizren nuk di se kur është formuar Komiteti me emër Komiteti Nacional Demokratik dhe kjo ka kuptim se neve jemi Nacional.

Unë kam pyet Rexhep Kabashin për Ismail Goranin e më vonë më ka lajmrue se ndodhet në Malet e Kosovës, bile ky Rexhepi, me ka thënë se donte një vend për të.

Për Rexhep Kabashin thotë: Lidhjen e bane me Rexhep Kabashin me ato të malit, me profesor Berishën skam pas njohtuni, por Rexhepi njihet me te, dhe unë ndonji leter nuk kam marrë por Rexhepi vetem se ka thënë do fjale të tij që na i dergonte nga Drenica. Këte unë e di se ka qenë në mal. Dy oficerat jugosllav kanë shkue në mal. Ejup Binakut i kam thanë me ndejt e mos me shkue. Kam shkue te Fehim Ibrahimi te cilit i kam kallxue atij, e me që nuk kishte se me cilin me i que, kam shkue vet. Gruaja banuese në rrugën “Shkupi” nr. 20 që është fis i Ejup Binakut qe për keto punë ka dijeni kjo gruaja, e kjo gruaja me kallxoi per ata ushtaret qe kanë shkue në mal (dmth. Oficerat).

Mua Halimi me ka pas kërkua  për Hasan Remen, do lista edhe une i kam pas bamun keto lista  përmbi padrejtësit e bamuna  të cilat i kam pas lanë te Abdullah Rexhepi. Këto lista  ka dasht me i ba vet Halimi, mbasi shkoi mi kërkonte mua për Hasanin. Për Komitetin kemi bisedua për çështje nacionale dhe kemi kërkua që të jemi te bashkuar se neser do të bahen zgjedhjet e të kemi deputet e njerëz ton qe të kerkojn me u lidh me Shqipërin, pse në Shqipni do të bëhet një ndryshim ma i gjanë. Popullit i kam thanë që të jetë gati  por jo për luftëse fjala ka gati shumë kuptim, politikikisht kisha për qëllim me qenë gati politikisht e nuk kam dasht me u ba gja. Në Rahovec ka qenë Hoxhë Maliqi nga Prizreni qe kam pas que me Ramadan Hysenin per Ferizaj e Ahmet Efendin e Basrija. Lidhje kemi pas me marr ne kohë masi te ishin formue Komitetet. Për rrëzimin e pushtetit popullor dhe të Titos nuk është e vërtet qe une te kam thënë gjë.

Për Abdullah Rexhepin thotë:  është nëpunës i financave skam pas gja me te, vetem se do shenime i kam pas lanë te ai, me Abdullahin njihem kptu e tre-katër vjet. Une ne kohën e okupacionit nuk kam qenë me ballin kombëtar ose me ndonji parti tjetër. Ejup Binaku ka qenë mësues e tash ndodhet  ne mal, këtu e tre muaj, në kohën e okupacionit ka qenë prap në mal e perse ka shkua kete nuk e di. Hasan Rrustemin ka qenë nënpunës të cilin e njoh dhe ka një muaj e dy muaj qe ka fillue me punue me ne në politikë. Nuk është e vertet që unë të kem dërgue porosi atyre të malit që të mos banë gje tash se ka shumë ushtri. Për të paren herë për formimin e komitetit central për Kosovë e Metohi kemi bisedue me Fehmi Ibrahimin ku ishin dhe shumë të tjerë Hasani e Abdullahi si te caktuar për shërbime dhe kemi ra dakordqe te merrshim në këtë Komitet Qemal Karahodën e tj. Qëllimi ka qenë qe te ishim të bashkuem, me mbledh shenimet e të humburve e mos me bame ato të malit ndonjë gjë te keqe. Komiteti i Rahovecit, se i ka marrë udhëzimet nuk e di. Hoxhë Maliqi ka ardhë ke unë pa direktivë. Unë më parë po ta ditsha se ashtë Rifat Krasniqi aty do të isha marrë veshme te dhe jo me hoxhën.

Per emrin e komitetit jemi këshilluar me Fehimin, Rexhepin e Asanin, këtë të fundit e përdorofshim për punë. Fehimi ka pas nji komitet tjetër. Komiteti për gjithë Kosovë e Metohi mbeti pa u formuar se u arrestuan.

Fehimi ishte në Komitetin e këtushem e me cilin ka pas marrëveshje nuk e di pse kjo ka pas 15 ditë që ka qenë formue. Unë udhëzimet i merrja prej Halim Spahisë, porse nga i merrte Fehimi unë nuk e di.

Kam kërkue shënime  dhe porosit ato të malit që të mos bajn demtime dhe me formue komitetet nepër çdo komun, me pas poste e korila.

Letra ma parë është shkrua me dorë prej Hasan Rrustemit dhe po ai e ka shkrue po vet me makin dhe prej këtyre dhe Basrija ka pas marr nji kopije te saj dhe ja ka dhanë Hasanit, unë e kam dhene  e diktue Hasanit me gojen teme dhe ai e ka shkrue.

Ju këndua letra dhe kur e pyet tha se “Letra është shkrue e kompenzue me mue Hasanin e Basrin. Armiku i jonë është pushteti, drazhistat, janë armiqtë e shqiptarëve dhe të Lëvizjes Nacional Çlirimtare.

Per Milla Bilibajkiqin thotë: nuk e njohi e se ku ka shkue kjo nuk e di per kuptimin tem si Halimi e Hasan Rema janë një. Me Halimin njihem qysh ne vjetin 1938 ne Kukës, ai si tregtar dhe unë si nëpunës mbi pyetjen qe ju ba tha se Halimi ka qenë i pa knaqshem mbi çështjen dhe ngjarjet e Kosovës sidomos me luftën e Drenicës se janë vra shumë njerëz prej partizanëve ky bisedim ka qenë ba ne dimrin e kaluem, mbas  ngjarjes, kjo me kujtohet se ka qenë ne muajin fruer dhe po nate kohe ka qenë bamun ngjarja.

Të gjitha instruksionet e udhëzimet janë bame mbi udhëzimet e Halim Spahisë. Në fundin e frorit, gjyqëtari Mborja ka pas ardhur në Prizren dhe me ka pyetur mua për Halimin, që i kam kallxue se Halimi ndodhet në Prishtinë. Mbas këtij bisedimi Halimi me ka kallxue se donte me shkue në Kukës, për me bo nji raport me gjyqëtarin per me raportue Enver Hoxhës çka baheshin këtu. Unë këto fjalë të Halimit i kam besue. Ky raport do të mbahet mbi ngjarjet e Drenicës. Unë e di se ne mes te shqiptarëve dhe të jugosllavëve ekziston një miqësi. Si me ka thene Halimi gjyqëtar Mborja paska qenë i ngarkuar per me marë e shenje damet e luftës. Si thash e dij se ne mes të shqptarëve dhe jugosllavëve ekziston nji miqësi por pranoi edhe se fjalët e Halimit dhe të gjyqëtarit nuk kanë qenë të vërteta. Me Rexhep Abdullah Kabashin kam pas lidhje dhe jam interesuar për shëndetin e Ismail Goranit që ndodheshe në mal, dhe unë, me duket se i kam shkue nja dy rreshta me që më thase ndodhet Ismaili në mal, si me kujtohet e me menden teme them se kam shkrue vetem me e njoftu tue i shpjeguar se unë njihem me Rexhepin dhe jam nji shok i lidhun ngusht politikisht, kjo keshtu donte me thanë se dhe me te duhej me u njoftue. Rexhepi vetem se njihere me ka thanë se ndodhet në mal Ismaili. Profesor Berisha me ka shkrue letër por une nuk e kam marr por Rexhepi me ka thanë se Berisha kërkonte nji radio, unë nuk di, ai ka shkruese letra ose je Rexhepi, Rexhepi Ismailit, se une vet nuk i kam shkrue. Halim Spahija ka besim te  Hasan Rema dhe me anën e tij me ka dergje udhëzimet e direktivat. Per qe Halimi ka pas besim te plot tek Hasani kete e di mirë dhe se Hasani ka bashkpunue me gjermanet. Hasanit kur asht veshun me tesha të gjermanve i kam thene se nuk ka ba mire dhe ai më ka thënë hajde more se nuk din gja ti se kështu e donë politika. Pra Hasani tue qenë i veshun me tesha e qe thotë ashtu e donë politika ka pas qenë gjermanofil, të cilin tash e kuptoi. Si thash unë e kuptoi mirë se Halimi ka pas besim tek Hasani pse me anën e tij me ka qu direktivat të cilat unë i kam zbatu.

Për Ejup Binakun thotë: Per dergimin e Ejup Binakut e nji ushtari në mal une kam ndermjetësue dhe për këtë e dij se kam gabue. Unë me Ejupin jam njihun qysh në Kukës dhe kam dasht me shpetue prej pushtetit popullor. Nuk e kam dijt pse quhet spiunazh mbledhja e shënimeve. Pranoj se kam fillue me bamë një spiunazh të gabushem per përmbysjen e pushtetit popullor por kërkoi që të më falet. Urdhënat e instruksionet e dhenuna  prej Halim Spahisë i kam pranuar dhe zbatuar si urdhënat e tij për shkak se kam qen i lidhun me te politikisht e i mbshtetun në te. Për radion transmetuese e di që ka shkue një e tillë ne mal por kur dhe në ç’vend kete mund ta dij Rexhep Abdyli. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rahovec ka nisur projekti për ndërtimin e 117 serrave…