Mehaj pret në takim ish-ministrat e Mbrojtjes dhe ish-komandantët e UÇK-së, ja për çfarë biseduan

19 qershor 2023 | 15:07

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-ministrat e kësaj ministrie dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mehaj ka me dije se ka njoftuar mysafirët për zhvillimet brenda ministrisë që drejton avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Po ashtu, Mehaj ka bërë me dije se me mysafirët ka biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Sot në dy takime të ndara kam pritur ish-ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës bashkë me ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës. Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-s. Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetutshmërisë sonë”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë…