Mehmeti: Kemi realizuar 900 projekte në Prishtinë

14 tetor 2021 | 15:16

Rritja e buxhetit për bujqësi, shndërrimi i kryeqytetit në “smart city” e monitorimi, janë disa nga zotimet e kandidatit për komunën e Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Gëzim Mehemeti, i cili tha se do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe në kthimin e besimit në institucione.

Mehmeti tha se në mandatin katër vjeçar kanë arritur të realizojnë 900 projekte në komunën e Prishtinës. “Të jesh pjesë e institucionit komunal është edhe sfidë por edhe kënaqësi. Të punosh dhe të angazhohesh për qytetin e lindjes është një kënaqësi e veçantë sepse çdo gjë që ndryshon i bie që je pjesë përbërëse e saj. Në kohën e drejtorisë si pikë dhe obligim timin kryesor ka qenë të dal i afërt me qytetarët, dhe të dëgjoj interesat dhe problemet reale të tyre, dhe asnjëherë kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Kemi bërë punë, diku mbi 900 projekte i kemi realizuar për katër vite që i bie diku rreth 300 projekte të nënshkruara, por nga ana tjetër nënkupton që një projekt i ka pasur 10 rrugë të shtruara. Shembull kemi lagjen “Dardania”, dhe projekte tjera siç janë edhe puna nëpër fshatra”, tha Mehmeti.

Mehmeti mes tjerash ka theksuar disa nga prioritetet e tij për Prishtinën dhe për qytetarët që do jenë funksionale për ta dhe jetën e tyre.

“Zotim tjetër kam edhe çështjen e pronave tek lagjja ‘Kodra e Trimave’, po ashtu edhe në fshatra ku kemi investuar shumë, por që në detaje kam paraparë që për ta. Nuk ka drejtor dhe kryetar komune që ka punuar dhe përfunduar projekte kaq të mëdha. Ardhmëria është tek investimet, dhe ne kemi një projekt të qartë duke u zotuar që projektet e bujqësisë t’i finalizojë dhe sidomos atë të bujqësisë duke ngritur buxhetin nga 1,5 milionë në 6 milionë, duke subvencionuar qytetarët dhe fermerët”, theksoi tutje ai, duke shtuar se: “Do ta themeloj institutin e bletëve në Gollak, duke u bazuar në teknologjinë informative dhe që në kohë reale do u tregojmë ku t’i vendosin kosheret e tyre. Kemi një projekt të mirë sa i përket fermerëve dhe fokusi kryesor tek ta, pastaj edhe tek inspektimi dhe shtimi i dronëve në komunën e Prishtinës. Po ashtu edhe ndërtimi i parkut të teknologjisë informative për të rinjtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka…