Merkeli, Vuçiqit: Bëni zgjidhje kontraktuale me Kosovën

27 shkurt 2018 | 14:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili është takuar të martën me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shteti serb është i gatshëm për një zgjidhje me Kosovën nëse të dyja palët humbin diçka.

“Nuk i fsheha nga Merkeli problemet me të cilat ballafaqohemi. Ne do të punojmë. Serbia është gati për një zgjidhje me anë të së cilës të dyja palët humbin diçka. Serbia nuk mund të jetë e vetmja humbëse”, ka thënë Vuçiqi gjatë një konference të përbashkët me Merkel, transmeton “lajmi.net”.

Ai ka shtuar se Gjermania nuk e mbështet Serbinë vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht është një nga vendet më të rëndësishme.

“Ne e dimë se përpara nesh është një kohë e vështirë për t’u marrë me kapitujt 23 dhe 24, e vështirë të zgjidhet është edhe çështja e Kosovës”, ka thënë Vuçiqi.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania e mbështet rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“Negociatat e anëtarësimit mund të jenë të suksesshme nëse reformat vazhdojnë të ndryshojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizohen marrëdhëniet me Kosovën. Duhet të ketë zgjidhje kontraktuale me Kosovën”, ka thënë Merkeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria nigeriane thotë se ka shpëtuar mbi 1 100 persona,…