Messi dhuron një milion euro për të luftuar koronavirusin

24 mars 2020 | 22:26

Superylli Lionel Messi është bashkuar në grupin e sportistëve të njohur që kanë bërë donacione në luftë ndaj koronavirusit.

Sipas Mundo Deportivo, Messi ka ndarë një milion euro për këtë qëllim. Sipas gazetës së afërt me Barcelonën, gjysma e kësaj shumë është ndarë për Spitalin në Barcelonë, ndërsa gjysma tjetër për një qendër mjekësore në Argjentinë.

“Leo Messi ka bërë donacion në klinikën tonë për të luftuar COVID – 19. Faleminderit shumë Leo, për përkushtimin tuaj dhe përkrahjen”, shkruan në njoftimin e klinikës së Barcelonës.

Me paratë e ndara nga Messi dhe të tjerët, këto qendra mjekësore do të jenë në gjendje për të blerë materialin e nevojshëm për të përballuar kërkesat e mëdha për trajtim.

Më herët të martën edhe Pep Guardiola ka ndarë një milion euro, ndërsa shifër e njëjtë është raportuar të jetë ndarë edhe nga Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se…