Meta mori pjesë në takimin e 23-të në Berlin

15 qershor 2018 | 13:12

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë si i ftuar nderi i Bundestagut gjerman në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit, gjatë të cilit mbajti fjalën e rastit.

Meta ka thënë se sot paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë dhe kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu se në këtë frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, u lutën bashkërisht që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhej sa më parë. “Po kështu u lutëm që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet”, është shprehur Meta.

Duke iu referuar temës së Takimit, Presidenti Meta nënvizoi se pavarësisht izolimit të gjatë komunist, uria e shqiptarëve për dashurinë dhe përkushtimin ndaj Zotit ishte tejet e madhe.

“Brenda kësaj lutjeje qëndron dhe vetëdija e plotë për punën akoma më të madhe që duhet të bëjmë për të rritur cilësinë dhe standardet në të gjitha fushat e politikbërjes. Çelja e negociatave do të ishte një shtysë inkurajuese për adresimin edhe më të fortë të prioriteteve kyçe”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri vetën dhe…