Meta takon të martën krerët e partive

17 nëntor 21:08

Opozita në Shqipëri i është përgjigjur ftesës së presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike.

“Top Channel”,  mëson se të martën presidenti Meta do të presë në orën 09:00 krerët e partive jashtë parlamentare.

Një shkresë është dërguar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, më herët për të gjithë kryetarët e partive që braktisën Kuvendin, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi./TCh

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia shënoi fitore me rezultat bindës ndaj Kosovës (0-4), por…