Milani mund ta transferojë Hakim Ziyech për vetëm 10 milionë euro

26 korrik 2022 | 11:57

Skuadra e Milanit po kërkon për një lojtar që mund të mbulojë krahun e djathtë në fazën ofensive. Charles De Ketelaere është dëshira kryesore, por marrëveshja për të po zvarritet më shumë sesa pritej.

“Gazzetta dello Sport” ka shrruar për alternativën Hakim Ziyech, i cili është i hapur për largim nga Chelsea.

Është thënë se Milani nuk është larguar kurrë nga pista Ziyech dhe tani jo vetëm se mund ta huazojë, por edhe ta bëjë një lëvizje të përhershme.

Chelsea është thënë se mund ta lë Ziyech të lirë për shumën e 10 milionë eurove.

Milan planifikonte një lëvizje në formë huazimi për 5 milionë euro, me opsion blerjeje për 20-25 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ndaluar më 25 korrik dy burra…