Milani në bisedime me Firpon

20 janar 2021 | 17:56

AC Milani është duke biseduar me Barcelonën për mbrojtësin Junior Firpo dhe shpreson të arrijë marrëveshje për huazimin me mundësi blerje.

Sipas “Calciomercato”, ideja për përforcim është bërë reale dhe tani nuk shihet si i pamundur kalimi i Firpos në “San Siro”.

Milani është në bisedime me Sufiel Abdelkader, babai i Brahim Diazit, njëkohësisht agjenti i Firpos dhe duke marrë parasysh lidhjen e mirë, marrëveshja mund të arrihet lehtë.

Gjiganti italian synon vetëm ta paguajë huazimin me mundësi blerje, kurse Barcelona kërkon plot 20 milionë euro. Por, “Rossonerët” janë duke provuar përmes negociatave që këtë çmim ta zbresin në 15 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller dhe Manuel Neuer, drejtues të ardhshëm të Bayern…