Ministri Berisha falënderon Suedinë për mbështetjen e FSK-së

19 qershor 2018 | 15:13

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson është takuar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Nilsson ia ka dorëzuar Berishës një letër të ministrit të Mbrojtjes së Suedisë në të cilën ka shprehur falënderimin për ngritjen e monumentit në Prishtinë për ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it si mirënjohje dhe nderim për kontributin e tyre për lirinë e vendit dhe ruajtjen e paqes në Kosovë nga viti 1999-2018.

Më tutje, Berisha dhe diplomati suedez kanë biseduar për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë.

Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadorin Nilsson për kontributin e Suedisë për Kosovën dhe popullin e saj, sidomos për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim zyrtar…