Ministri Berisha takohet me zyrtarë të lartë në Kroaci

19 shkurt 2019 | 14:49

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë pjesë në organizimin e ashtuquajtur “Java e Kosovës në Kroaci”.

Ndër aktivitetet e organizuara me këtë rast, veç tjerash, ministri Berisha është takuar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtës të Kroacisë, me gjeneralë të ushtrisë kroate, si dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit mik kroat, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtës dhe Ushtrisë Kroate me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe FSK-në.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Berisha, ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Kroacisë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale, bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve mike.

Ai e ka njoftuar ambasadorin Maksymiuk me ecurinë e zhvillimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve.…