Ministri i Diasporës bëhet baba për herë të dytë, falënderon stafin e Gjinekologjisë për përkujdesje

09 shkurt 2019 | 12:17

Ministria e Diasporës përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen zyrtare të saj ka njoftuar se zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dradan Gashi, është bërë baba për herë të dytë.

Ministri Dardan Gashi dhe bashkëshortja Jehona Gashi kanë falënderuar për punën profesionale mjekët e QKUK-së.

Jon Gashi erdhi në jetë të hënën më ‪04.02.2019‬. Ai është djali i dytë i zëvendëskryeministrit Dardan Gashi dhe bashkëshortes së tij Jehona Gashi.

Ata që të dy dolën nga qendra më e madhe spitalore në Kosovë shëndosh e mirë dy ditë pas.

“Përvoja me neglizhencën e spitaleve private gjatë lindjes së djalit të parë, Ulkut, na bëri që të mos kemi kurrfarë dileme në zgjedhjen për të kryer lindjen e Jonit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe nga përvoja e së hënës, u përforcua bindja se ky institucion mbetet vendi më i sigurt për të sjell në jetë kosovarët e rinj. Në emrin tim personal, dhe të znj. Gashi, duke mos pasur mundësi që t’i falënderojmë gjithë pjesëtarët e stafit të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë për përkushtimin e tyre maksimal dhe profesionalizmin, duam që të të paktën të shprehim mirënjohje për drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë, Prof. Dr. Myrvete Paçarada të cilës po ashtu i urojmë një pension të mbare dhe falënderojmë për punën e saj shumëvjeçare në këtë institucion, drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci, gjinekologun dr. Afrim Veliun, anesteziologun dr. Muhametin, kryeinfermieren e repartit intensiv si dhe motrat medicinale Bulen dhe Bedën të cilat ishin të palodhshme me të gjithë pacientët e shtrirë gjatë kohës së ardhjes në jetë të Jonit. Ju faleminderit dhe ju priftë e mbara”, ka thënë në deklaratën e tij ministri Dardan Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e komisionit zgjedhor në Ukrainë, thanë se 44 kandidatë…